Ariana Grande e stolis bredhin e vitit të ri mbrapsht, tregon arsyen e dhimbshme

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur botërore, Ariana grande, ka sjell pak javë më parë një këngë festive për fansat me titull “Thank u, next”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, teksa vet Ariana ditë më parë në një intervistë foli në tërësisht rreth vitit 2018.

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Ajo tha se është e çuditshme se si viti më i suksesshëm në karrierën e saj, është njëherësh viti më i keq sa i përket jetës personale, me plot ngjarje të hidhura që e shënuan atë.

Ndonëse pati suksese të mëdha si publikimi i albumit, nxjerrja e disa hiteve në treg si “No tears left to cry” dhe “God is a women”, njashtu dhe disa çmime ndërkombëtare të fituara, prapëseprapë këngëtarja nuk mundi t’i gëzohej me buzëqeshje të gjitha këtyre sukseseve.

Ariana Grande u shpërblye me disa çmime ndërkombëtare këtë vit (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Në shtator të këtij viti, ish-i dashuri i saj, Mac Miller, vdiq për shkak të një mbidoze, teksa më vonë ajo u nda edhe nga i fejuari i saj.

Gjersa dhimbja nuk pati fund, artistja Grande vendosi që bredhin e vitit të ri ta stolis mbrapsht në shtëpinë e saj, pikërisht për këtë arsye.

Në një sqarim të bërë në InstaStory, Ariana ka treguar qartë arsyen se pse vendosi ta stolisë në këtë formë këtë vit.

“Nuk mund të them as “mirëmëngjesi” pa qarë. Paramendoj se nuk ka diçka prej të cilës kam më frikë. Jeta më ka përballur me sfida serioze, prioritetet tash kanë ndryshuar. Nuk mërzitëm më, duhet të jem e lumtur dhe e shëndetshme… të bëjë muzikë”, ka shkruar Ariana në InstaStory, me ç’rast ka lënë të kuptohet se mezi pres që të përfundojë viti 2018. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...