Hasani: Kryetari Ahmeti ose është në gjumë dhe po flet jerm, ose është çmendur

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së, në Lipjan Arian Hasni ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit Komunës Imri Ahmeti, duke thënë se Ahmeti qenka vetëshpallur sundimtar edhe i të gjitha partive politike!

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij.

“Përveç pushtimit totalitar që i ka bërë komunës së Lipjanit, pasurisë dhe buxhetit të saj, kryetari i komunës tonë, qenka vetëshpallur sundimtar edhe i të gjitha partive politike! Ai dhe mendja e tij i paskan shpallur nga të gjitha partitë kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit për zgjedhjet e ardhshme lokale, kandidatë të cilet vetëm ai e din! Sa herët dhe në aq sasi të madhe e ka kapluar frika e humbjes që do ta pësojë në zgjedhjet lokale dhe vetëdija se qytetarët do t’ua kthejnë boomerang besimin e dhënë, sa që kryetari ose është në gjumë dhe po flet jerm, ose është çmendur dhe po flet me veten!”, ka shkruar Hasani. /LN/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...