Argjentinasit sundojnë në Serie A

PUBLIKUAR

Serie A është kampionat italian, por aty në krye të golashënuesve nuk ndodhet as edhe vetëm një italian.

Serie A, dikur ishte liga më e fortë në botë, por tani është ligë që nënçmohet nga adhuruesit e futbollit.

Përpos që skuadrat janë në kriza financiare dhe nuk shpenzojnë si ato angleze apo spanjolle, në Serie A nuk ka sulmues tipik italian që shënon shumë gola, transmeton Telegrafi.

Aktualisht në elitën e futbollit italian, sundojnë sulmuesit argjentinas të cilët janë më efikas në kampionat.

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez prin në listën e golashënuesve me 13 gola të shënuar, duke lënë prapa vetës edhe tre bashkëatdhetar si Gonzalo Higuain me 12 sosh si dhe dyshen Mauro Icardi dhe Pablo Dybala me nga 10.

Në mesin e 10 golashënuesve më të mirë në ligë ndodhen vetëm dy italian: Antonio Di Natale me nëntë gola dhe Manolo Gabbiadini me shtatë sosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...