Argjentina në rrezik, Sampaoli befason para ndeshjes me Ekuadorin

PUBLIKUAR

Jorge Sampaoli, trajneri i Argjentinës, ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes me Ekuadorin

Argjentina rrezikon që mos të kualifikohet në Botërorin “Rusia 2018”. Argjentinasit duhet të fiutojnë ndaj Ekuadorit nëse duan të shkojnë në Rusi.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka thënë se do të jetë i gëzuar edhe në rast se shënon një fitore të pamerituar.

“Me këtë rast, do të jem i lumtur nëse ekipi do të fitojë edhe nëse nuk e meriton”, ka deklaruar Sampaoli.

Ai pretë që edhe pjesa tjetër e ekipit të angazhohet sikurse ylli i Barcelonës, Lionel Messi, përcjell Express.

“Në këto tri ndeshje, unë udhëhoqa një Messi të pabesueshëm dhe të angazhuar. Nëse jemi në nivelin e Messit, ndeshja do të shkojë shumë mirë”, ka theksuar ai.

“Unë shpresoj se kualifikimi do të arrihet, sepse, përtej numrave, Argjentina e meriton këtë.”, ka theksuar ish trajneri Sevillas. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...