Argjentina mund ta fitojë Kupën e Botës me Messin

PUBLIKUAR

​Argjentina mund ta fitojë Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ nëse Lionel Messi është në më të mirën, thotë Juan Roman Riquelme.

Argjentina e Jorge Sampaolit është një ndër favoritet kryesore për të triumfuar në Rusi në Kupën e Botës në vitin 2018 dhe legjenda, Juan Roman Riquelme, beson se mund t’ia dalin, për faktin se kanë në skuadër më të mirin e botës, Lionel Messin.

“Shpresoj të bëjmë një kampionat të mirë dhe të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm, veçanërisht Messi”, tha argjentinasi për El Trece.

“Nëse kjo ndodh, Argjentina ka shumë shanse për të triumfuar. Nëse Messi është në formë, asgjë nuk do të jetë e komplikuar”, shtoi ai.

“Nuk e njoh Sampaolin. Është shumë e rëndësishme që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës. Duam të festojmë në këtë kohë kur është një lojtar I rëndësishëm si Messi, që vareni shumë nga ai”, theksoi mes tjerash ai.

Argjentina gjendet në Grupin D së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...