Argjentina fiton edhe pa Messin (Video)

PUBLIKUAR

Argjentina ka arritur fitoren e parë në eliminatoren e katërt të luajtur për Kupën e Botës “Rusi 2018”, pasi mposhti 1-0 Kolumbinë, me golin e shënuar nga Biglia.

Argjentina luajti më mirë dhe fitoi për herë të parë pa Lionel Messi, që mungonte ashtu si Sergio Aguero dhe Carlos Tevez.

Pas një rasti të humbur nga Gonzalo Higuain, “çelestët” shënuan golin e avantazhit me anë të Bilglia, kur u mbushën 20 minuta lojë.

Mesfushori i Lazios tundi rrjetën me portën e boshatisur, pas pasimit të marrë nga Ezequiel Lavezzi. Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Carlos Bacca humbi rastin më të mirë për barazim.

Pjesa e dytë u kontrollua gjithashtu nga argjentinasit, që nuk arritën të gjejnë golin e sigurisë, megjithatë arritën të marrin një fitore me shumë vlera.

Me këtë fitore, Argjentina ngjitet në vendin e katërt me pesë pikë, një më shumë se Kolumbia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...