Argjentina fitoi lehtësisht ndaj Hondurasit, shkon në 34 numri i ndeshjeve pa humbje

PUBLIKUAR

Argjentina shënoi fitore të lehtë në miqësoren kundër Hondurasit.

Ndeshja që u zhvillua në “Hard Rock Stadium” orët e para të së shtunës, sipas kohës lokale, u mbyll me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Express.

Lautaro Martinez e hapi serinë e golave në minutën e 16-të, para se Lionel Messi të dyfishonte epërsinë në fundin e pjesës së parë (45+2’).

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” e vulosi fitoren në minutën e 69-të, duke shënuar golin e tij të dytë personal.

Vlen të theksohet se pas kësaj fitore, seria e ndeshjeve pa humbje te Argjentina tashmë ka shkuar në 34 – duke përfshirë ndeshjet miqësore dhe ato garuese.

Kombëtarja e udhëhequr nga Lionel Scalon humbjen e fundit e ka pësuar më 3 korrik të vitit 2019, nga Brazili me rezultatin 2:0. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...