Argjentina ka fituar me rezultat 1-2 kundër Bolevisë për ta marrë kryesimin në divizionin CONMEBOL pas dy ndeshjeve ku ka gjashtë pikë. Ndeshjet në CONMEBOL janë të vlefshme për kualifikimet në Botërorin e 2022-ës që mbahet në Katar
Argjentina ka fituar me përmbysje në ndeshjen e dytë në CONMEBOL të Amerikës së Jugut.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Bolevia me Marcelo Morena në minutën e 24-të.
Kur u mendua që Bolevia do të shkonte në epërsi me këtë gol, në skenë doli sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez që shënoi një gol interesant në minutën e 45-të të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ishin Argjentina që kërkuan golin dhe pas shumë përpjekjeve e gjetën atë në minutën e 79-të.
Ishte një aksion i nisur nga Messi i cili pason të Lautaro.
Ky asiston për Correan i cili shënoi golin e përmbysjes dhe Argjentina nga dy ndeshje të zhvilluara ka gjashtë pikë.
Në këtë ndeshje Lionel Messi ka luajtur për 97 minuta dhe ishte njëri prej më të mirëve në fushë. /GazetaExpress/


