Argjentina e ka ruajtur ecurinë e saj të gjatë pa humbje ndaj Kolumbisë pas barazimit pa gola në një miqësore në SHBA të martën.
Përkundër një pjesë të parë zbavitëse në stadiumin “MetLife” në New Jersey, Argjentina dhe Kolumbia nuk ishin në gjendje ta gjenin rrugën e golit dhe si rezultat u ndanë baras 0-0, transmeton Express.
Argjentina – pa Lionel Messin – ishte mbase skuadër më e mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por edhe Kolumbia i pati rastet e veta.
Ekipet e udhëhequra nga trajnerë në detyrë barazuan pa gola, që do të thotë se Kolumbia dështoi përsëri ta mposhtë Argjentinën duke qenë se fitorja e saj e fundit ndaj argjentinasve u regjistrua në vitin 2007. /Express/


