Ardita Dushi: “Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka venë intersin shtetëror para atij partiak”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...
Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, Ardita Dushi përmes një postimi në facebook është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka venë interesin shtetëror para atij partiak duke përmendur se qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Hoti, arriti marrëveshjen historike të Washigtonit në kohën kur kishte sulme nga të gjithë.
Postimi i plotë
Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka venë intersin shtetëror para atij partiak. Ne gjthmonë kemi shikuar përtej interesit të momentit dhe asnjë herë nuk kemi marrë vendime për një grusht vota.
Në ditët kur ne sulmoheshim nga të gjithë, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Hoti, arriti marrëveshjen historike të Washigtonit.
Ende pa u tharë ngjyra në letrën e nënshkruar, filluan sulmet.
Por prapë ne u bëmë ballë sepse ne jemi LDK dhe ne mendojmë, punojmë e sakrifikojmë për shtet.
Sot kur e gjithë Kosova e përshëndeti vendosjen e mardhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit, ende ka zëra që na kritikojnë. Aq nihilistë janë ata zëra sa që edhe sukseseve më të mëdha nuk gjejnë guxim tu gëzohen.
Na kishin akuzuar se po e ndajmë Kosovën dhe se po vendosim shpata mbi harta.
Na kishin akuzuar se e rrëxuam qeverinë në pandemi.
Na akuzuan se po e vëmë interesin tonë para atij shtetëror.
Por të gjitha këto po bien në ujë si kulla prej letre.
Kosova jo që su nda por ajo sot u forcua edhe më tepër duke e vënë në listën e miqve të saj edhe një shtet mik si Izraeli.
Ne e nuk e rrëxuam qeverinë por ajo kishte vënë interesin partiak dhe individual mbi atë shtetëror dhe e rrëzoi veten.
Edhe qeverinë tonë e rrëzoi Gjykata në pandemi por si shtetndërtues e pranuam verdiktin dhe për asnjë moment nuk akuzuam e skandalizuam.
LDK gjithmonë e vë shtetin para interesit vetanak dhe këtë e kemi dëshmuar për më shumë se tri dekada.
Shteti Shtet nuk është slogan i rastësishëm por një mishërim i filozofisë tonë politike, i brumosur nga presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe i mbajtur gjallë sot e për mot nga gjithsecili nga ne që beson në familjen tonë të madhe- Lidhja Demokratike e Kosovës. E sponzorizuar.
May be an image of 1 person, standing and indoor
May be an image of 3 people and people standing

SHIKO MË SHUMË

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Lipjan, ky është rezultati

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet të Komunës së Lipjanit. Vendvotime...

Rezultati i zgjedhjeve nëpër të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga...

(E përditësuar) Numërohen 710 mijë vota, ky është rezultati

00:50 — KQZ ka numëruar 710 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para...