Arbnor Morina, përzgjedhës i ri i Kombëtares U-17 të Kosovës

PUBLIKUAR

Arbnor Morina është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës U-17.

Trajneri i njohur kosovar u shpreh i gatshëm për ta dhënë kontributin dhe maksimumin e tij që “Dardanët e rinj” të kenë rezultate kulmore, teksa i falënderoi drejtuesit e Federatës për besimin e dhënë, shkruan “Gazeta Express”.

“Puna e trajnerit është punë e cila nuk ka pushim dhe nuk ka kufij. Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Kombëtaren U17. Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës”, ka theksuar Morina, të cilit mirëseardhje i uroi kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili shpreson që përvoja dhe njohuritë e Morinës për futbollin do të kenë rol të rëndësishëm në krijimin e një ekipi sa më kompakt në këtë grupmoshë dhe do të jenë çelës i suksesit.

Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Euro 2023 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...