Arbër Vllahiu kandidat i LDK-së për Kryetar të Prishtinës?

PUBLIKUAR

Njëri prej gazetarëve më me emër në Kosovë, Arbër Vllahiu, shumë shpejt mund ta shohim kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Partia e Isa Mustafës, LDK-ja,  është duke përgatitur ofertën për Vllahiun, i cili, për një kohë ishte edhe Këshilltar i Presidentes.

Aktualisht, Vllahiu është udhëheqës i Radios Evropa e Lirë për Ballkan.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë për ta bindur gazetarin shumëvjeçar, Arbër Vllahiun, të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Vllahiu shihet si kandidat adekuat për t’i dalë përpara Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Vllahiu, asnjëherë s’është përmendur për asnjë aferë, as sa ishte në Zyrën e Presidentes Jahjaga.

Lajmi.net ka provuar të flas me Vllahiun, por ai nuk e ka hapur fare telefonin lidhur me mundësinë e hyrjes në politikë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur garën në zgjedhjet e fundit përballë Shpend Ahmetit.

Pikërisht, kjo humbje, ka shtyrë zyrtarët e LDK-së të mendojnë për një person kredibil që do të mund ta sfidonte Ahmetin për kreun e qytetit më të rëndësishëm në Kosovë.

Në garën për Prishtinë nga PDK është përmendur Blerand Stavileci, por ende s’ka asgjë zyrtare./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...