Arben Qirezi thotë se do ta adoptonte një fëmijë nga Aleppo (Foto)

PUBLIKUAR

Derisa mediat e huaja raportojnë për gjendjen e rëndë që po mbizotëron në Aleppo të Sirisë, nga bota vijnë reagime të ndryshme rreth këtyre zhvillimeve.

Dhe të prekur me zhvillimet atje, përcjell Telegrafi, janë shprehur edhe përdorues të shumtë të rrjeteve sociale edhe në Kosovë dhe jo vetëm.Disa prej tyre kanë shprehur keqardhjen për zhvillimet atje, e disa të tjerë edhe kanë akuzuar edhe fuqitë botërore, për neglizhencën e treguar ndaj situatës.

Por një reagim i veçantë ka ardhë nga profesori dhe analisti politik, Arben Qirezi, ish-këshilltari i ish – kryeministrit Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur gatishmërinë që të adoptojë një fëmijë nga Aleppo.

“Aq mund të bëjë, ti ofroj dashuri, familje, mundësi që të jetojë një fëmijëri të veten. Nëse ka një mundësi të tillë, jam i gatshëm”, ka shkruar Qirezi në Facebook.

Postimin e tij ai e ka bërë edhe në gjuhën angleze. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...