Arben Gecaj: Shpendit, Visarit e Yllit iu mungojnë privilegjet e komunizmit jugosllav

PUBLIKUAR

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Arben Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se shteti i Kosovës nuk po ua plotëson nevojat fëmijëve të ish-komunistëve, të cilët sipas tij, janë mësuar me privilegje.

Ai ka thënë se thirrjet e Shpend Ahmetit e Visar Ymerit janë një zero, në krahasim me mundin e eshtrat e kalbura për Republikën e Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt:

“Loja e filluar me patriotizmin emocional, tradhtarët e patriotët virtual është e humbur që në fillim. Strategjia më e keqe e mundshme.

Ja pse,

Po thoni shteti nuk është bërë i mirë. Ky shtet nuk po i’u plotëson nevojat e juaja. Nuk keni faj, fëmijë komunistesh te viteve 70, 80. Skeni faj, jeni mësuar me privilegje. Jeni mësuar të ndani vetem mes veti çdo gjë. Ju nuk keni mundur, sepse po te pyeteshit, ju do te lejonit vetem kasten e juaj komuniste ish Jugosllave afer.

Po ashtu Ju po pranoni dicka shumë të rendesishme. Ju kurrë nuk ishit të angazhuar në asnjërën formë në berjen e Republikës. Kur te tjeret burgoseshin, leqiteshin, leni studimet jashte e vendit, migronin sepse baballaret e gjysherit e juaj diferenconin shoqerine e i lenin të papune e pastaj të njejtit vdisnin ne luftë e shkrinin gjithë pasurinë per Kosove, ju vraponit pas Sorrosit per dinarët jugosllav per studime ne Bullgari. Prandaj, thirrjet e Shpendit, Visareve, Yllave janë nje hiq. Një zero në mundin e eshtrat e kalbura për Republikë”, ka shkruar Gecaj në facebook.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...