Arbana Osmani zbulon banorin e parë të Big Brother Vip për vitin 2023

PUBLIKUAR

Ende pa mbaruar edicioni i këtij viti, banori për vitin e ardhshëm veç është zbuluar.

 

Është aktori shqiptar Ermal Mamaqi ai i cili iu trubulloi mendjen ndjekësve duke postuar një foto me Arbana Osmanin dhe duke paralajmëruar hyrjen e tij të martën, shkruan lajmi.net.

Por natyrisht duke pasë parasysh karakterin e tij humoristik nuk u morr seriozisht as nga ndjekësit.

E për të dëshmuar vërtetësinë e saj nuk vonoi Arbana me postin dhe mbishkrimin e saj duke shkruar “vitin tjetër”, kështu duke bërë me dije se Ermali pritet të jetë banori i parë për vitin 2023.

Se kush do jenë banorët për vitin e ardhshëm pas Ermal Mamaqit mbetet për t’u parë.

Ndryshe këtë vit formati i BBV ka thyer rekorde të shikueshmërisë, gjë që e dëshmon edhe shtyerja e tij nga data 14 janar deri më 18 shkurt./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...