Arabët e çelin kuletën, i bëjnë ofertë të çmendur Mourinhos

PUBLIKUAR

Sheikët arabë zakonisht investojnë në futbollin evropian, mbi të gjitha në Angli.

Por, së fundmi ata po mendojnë ta përforcojnë ligën vendore.

Klubi Al-Nassr e transferoi Cristiano Ronaldon, i cili po paguhet plot 200 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, rivali i këtij klubi, Al-Hilal është i gatshëm t’ia ofrojë Lionel Messit një rrogë të jashtëzakonshme vjetore prej 400 milionë eurosh vetëm për ta bindur që të zbarkojë në Lindjen e Mesme.

E tash, mediat e huaja shkruajnë se arabët e kanë çelur kuletën edhe kur bëhet fjalë për trajnerët.

Sipas tyre, Jose Mourinho është bërë objektiv i ri i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.

Për “Special One” është bërë gati një kontratë dyvjeçare, periudhë në të cilën do t’i merrte 120 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse trajneri portugez do ta lë Romën gjatë verës për të përfunduar edhe ai në Arabinë Saudite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...