Arabët: Duam t’i kemi Messin e Ronaldon në ligën tonë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident i rëndë në autostradën e Fushë Kosovës, përfshihen disa makina, kamionë e një furgon (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se si rezultat i punimeve në projekte dhe punime të domosdoshme...

Në prag të kandidaturës për Kampionatin Botëror 2030, Arabia Saudite synon ta sjellë në ligën e saj edhe Lionel Messin.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Ibrahim Alkassim.

“Për momentin, nuk di asgjë për një arritje eventuale të Messit. Mirëpo, nuk e fsheh faktin se si Federatë e Futbollit duam që një ditë ta kemi atë në kampionatin tonë. Ideja e jonë është që të përmirësohemi gjithmonë dhe natyrisht se do të na pëlqente t’i shohim Ronaldon dhe Messin duke luajtur në të njëjtën ligë. Por, për momentin nuk dimë asgjë”, deklaroi Alkassim në një intervistë për “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Ronaldo iu bashkua së fundmi ekipit Al-Nassr, me të cilin nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë, ndërsa thuhet se do të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Kurse, Messi po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe arabët shpresojnë që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të mos e vazhdojë kontratën me parisienët dhe ta transferojnë atë në Al-Hilal, i cili e do më së shumti kampionin e freskët të botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Nga 3:0 në 3:3, Interi nxjerr barazim ndaj Benficas

Interi ka barazuar 3:3 me Benfican në Portugali, në një ndeshje të zjarrtë të...

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Real-Napoli

Dy gola të shpejtë u shënuan në ndeshjen Real Madrid-Napoli. Fillimisht, Napoli ka arritur shumë...

Granit Begolli i ashpër me Glihan: A ke rrejt para lojës a pas lojës?

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Granit Begolli ka reaguar ashpër...