AQH zvicerane do të vazhdojë të mbështes shëndetësinë e Komunës së Lipjanit edhe katër vitet e ardhshme

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me Drejtoreshën e Shëndetësisë Merita Bytyqi dhe Drejtorin e QKMF-së Agim Krasniqi, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës zvicërane Accesible Quality Healthcare (AQH), në krye me udhëheqësin Nicu Fota, njofton Komuna.

Në këtë takim udhëheqësi i AQH-së, Fota, ka potencuar se AQH-ja do të vazhdojë të mbështesë edhe për katër vite të ardhshme shëndetësinë e Komunës së Lipjanit, në kuadër të projektit për mbështetje në sektorin e Shëndetësisë.

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e AQH-së, për realizimin me sukses të projektit gjatë viteve të kaluara, si dhe për vazhdimin e projektit duke përkrahur sektorin e shëndetësisë, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase, njofton Komuna.

Po ashtu, Kryetari Ahmeti tha se Komuna e Lipjanit është e gatshme të mbështesë këtë projekt edhe për katër vitet e ardhshëme.

Po ashtu, udhëheqësi nga AQH, Fota shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar, dhuroi një mirënjohje simbolike kryetarit Imri Ahmeti, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...