Aq shumë iu përmend emri, bëhet virale videoja e me reagimin e Bora Zemanit

PUBLIKUAR

Lidhja e Donald Veshajt me Bora Zemanin është përfolur jashtëzakonisht shumë gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP.

Aktori dhe moderatorja kishin qenë në një fazë të ndërprerjes së lidhjes së tyre, para se finalisti i BBV të hynte brenda shtëpisë së famshme.

Porse, hyrja e Borës brenda shtëpisë dhe puthja mes tyre, u dha shpresa fansave se romanca e tyre mund të vazhdonte pas daljes së Donaldit nga Big Brother.

Megjithatë, Veshaj nisi një romancë të re brenda shtëpisë, me këngëtaren Beatrix Ramos, ndërsa gjatë gjithë kohës këto situata shiheshin si paralele.

Kjo ka bërë që sa herë flitej për çiftin brenda shtëpisë, nuk shpëtonte pa u përmendur edhe prezantuesja e njohur, e cila në këtë periudhë kaloi shifrën prej një milionë ndjekësish në Instagram.

Së fundmi, emri i saj brenda shtëpisë u përmend nga Ermal Mamaqi, i cili ishte si mysafir bashkë me disa aktorë tjerë, ndërkohë që diskutonin në formë shakaje për një realizim filmik, ku u tha: “Do marrim Bora Zemanin si aktore”.

@borazemani 

#borazemani

♬ original sound – nothing.to.see.

 

Duke kujtuar rastet e shumta që iu përmend emri, Bora ka reaguar me një video në TikTok, ku shfaqet ndërkohë që dëgjon zërin teksa thirret emri i saj.

Videoja përfundon me një varg nga kënga “Shoqnia” e Stresit në bashkëpunim me Bala që i dedikohet asaj: “Edhe krejt le ta dinë opinionin tim, Tiranë, Prishtinë, ngado që vinë, për mu Bora Zemani është ‘queen’”.

Në anën tjetër, përmendja e Beatrix në këtë shaka bëri që këngëtarja të mos merrte pjesë në darkën e organizuar për ish-banorët e Big Brother VIP. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...