Aprovohet ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup

PUBLIKUAR

pshKryeministri në largim Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës sapo ka aprovuar rekomandimin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

“Qeveria sapo e aprovoi rekomandimin për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Vazhdojmë me Misionin e Ri, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kompania e përzgjedhur për ndërtimin e këtij objekti, më të madhit të infrastrukturës në Kosovës në objektivat e Qeverisë në largim, është po ajo që ka ndërtuar Rrugën e Kombit “Ibrahim Rugova”, pra “Bechtel Enka”, një projekt që planifikohet të kushtojë reth 600 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër riga shiu kohëpaskohe, të dielën intervale me diell

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më...

“Instalacioni” i Ramës pas protestës: Skënderbeu, turma, katër krerët e UÇK’së dhe sllogani “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy fotografi në faqen e tij zyrtare...

Djali i ish-presidentit Thaçi, në ballë të protestës në Tiranë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ndodhet në mesin e protestuesve të shumët...