Apostolova: Zgjedhjet ndërpresin proceset, por janë mjet demokratik

PUBLIKUAR

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është çështje e Parlamentit të Kosovës nëse do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por, sipas saj, në parim zgjedhjet e parakohshme ndërpresin proceset që fillohen nga një qeveri.

“BE-ja i përcjell të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, ky është funksioni ynë në këtu”, ka thënë Apostolova në Info Magazine, njofton Klan Kosova.

“Thashethemet lidhur me zgjedhjet e parakohshme po dëgjohen tash e një kohë. Zgjedhjet e parakohshme në parim ndërpresin reformat dhe proceset që janë duke u zhvilluar. Por ato janë edhe mjet demokratik për të cilat Kuvendi mundet të zgjedhë”.

“Prandaj theksoj, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të ndërpresin reformat. E dimë sa kohë është dashur të formohet kjo qeveri dhe shqetësimi im është që mos ndërpriten reformat”, ka deklaruar ajo.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...