Apostolova: Muret si ai në Mitrovicë, nuk janë projekte të BE-së

PUBLIKUAR

BE-ja, sipas saj, ka një projekt, që është ri-vitalizimi i urës së Ibrit.

“Muri nuk është projekti ynë dhe ne nuk mund ta kontrollojmë. Ne jemi duke e përcjellë situatën…, negociatat mes dy anëve janë duke vazhduar. Ne nuk duam të shohim mure”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ka nënvizuar Apostolova, Bashkimi Evropian nuk mund të gjejë zgjidhje për këtë problem, ngase kjo çështje duhet të zgjidhet përmes negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur më këtë, ajo është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje, marrë parasysh se ka të bëj me një problem mjaftë të ndjeshëm politik.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar ajo, është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve.

Komentet e saj për murin në Mitrovicë, u shtruan si përgjigje ndaj kërkesave të deputeteve anëtare të Komisionit për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj Bujupi.

“Citoj nga media: ‘Nuk do të ketë mur, por do të ketë shkallë’, në fakt murin e kemi, e ndoshta dikush mundet ta shpjegoj logjikën e shkallëve për të lidhur dy pjesë të rrafshëta. A mund ta sqaroni qëndrimin zyrtar të BE lidhur me ndërtimin e murit në Mitrovicë?” – shtroi pyetjen, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurse Donika Kadaj Bujupi, nga Vetëvendosje tha se “urat i lidhin njerëzit, por muret i ndajnë.

“Përgjatë këtyre bisedimeve, po na ndan një mur. Dje Edita Tahiri tha se muri do të hiqet bashkë me BE-në. A do të hiqet ky mur siç po thotë ministrja, apo këto janë deklarata të pavërteta?” – shtroi si çështje dhe pyetje deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës filloi të ndërtohet javën e kaluar, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës.

Kryetari i komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri tha të premten për Radion Evropa e Lirë se muri do të rrënohet dhe se hapësira do të jetë në shfrytëzim të qytetarëve. Por, kryetari i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq tha se muri i ngritur nuk do të rrënohet por do të ri-dizajnohet.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ka cilësuar “ilegal” murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ajo ka thënë “muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit” për lirinë e lëvizjes. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...