Lazio ia ka shuar vetës shpresat për vendin e parë në Europa Ligë në grupin H pasi që është mposhtur nga skuadra qipriote, Apollon Limassol
Lazio ka dështuar sonte për të fituar si mysafirë në Nicosia të Qipros, pasi që është mposhtur me rezultat 2-0.
Vendasit tashmë janë të eliminuar nga grupet në Europa Ligë pasi që kanë vetëm katër pikë kurse Lazio 9, por ata i kanë prishur punë italianëve në luftë për vendin e parë që ata do ta luajnë kundër Eintrachtit të Frankfurtit në xhiron e fundit.
Lazio e nisi keq këtë ndeshje pasi që vendasit kaluan në epërsi me një gol të bukur në minutën e 31’të nga Faupala.
Me rezultat të ngushtë përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Apollon përsëri e kontrollonin mirë ndeshjen dhe nuk i lënin shumë hapësirë mysafirëve për të barazuar rezultatin.
Apolloni shënoi golin e dytë në minutën e 82’të nga Sasa Markovic.
Me këtë humbje, Lazio kualifikohet në mesin e 32 skuadrave më të mira, por nga vendi i dytë, kurse Eintracht Frankfurti vazhdon ecurinë pa humbje në grup, ku ka arritur 5 fitore nga 5 ndeshje.
Në këtë ndeshje Valon Berisha dhe Riza Durmishi luajtën 90 minuta të plotë. /GazetaExpress/


