Apelohet te të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit që të kenë kujdes gjatë konsumimit te ujit të pijshëm

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka përcjellur nga nga afër zonat të cilat mundë të vërshohen si pasojë e reshjeve të shiut, ai po ashtu përcjellur edhe punën e shërbimeve të rregullta të Emergjencës të cilat ishin në teren.
Në këtë rast i pari i Lipjanit, ka qendruar edhe tek lumi Sitnica i cili deri me intervenimin e Komunës së Lipjanit për hpajen dhe pastrimin sa herë që kishte të reshura u vërshuan tokat bujqësore dhe vendbanimet e tjera që gjendeshin afër Lumit Sintica, njofton Komuna.

Duke parë gjendjen në terren, dhe me rekoamndim të Drejtoratit të Shendetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, apelohet te të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit që të kenë kujdes gjatë konsumimit te ujit te pijshëm, për shkak të rershjeve të mëdha dyshohet në ndotje të ujrave prandaj rekomandohet që të vlohet uji para konsumimit.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shptëtim e gjatë gjithë kohës është duke u bërë përcjelljen dhe identifikimin e zonave ku mundë të ketë vërshime si dhe deri më tani ka intervenuar në dy vende duke hapur kanale si dhe duke intervenuar në segmentet e lumenjëve.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...