Apel: Të gjithë ata që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, thirrni në këtë numër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka treguar masat preventive që i ka ndërmarrë Komuna ndaj përhapjes së coronavirusit.

Ai i ka lutur qytetarët që të lajmërohen fillimisht në numrin e urgjencave 194, ku mund të këshillohen se a duhet të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare apo QKUK.

“I lus qytetarët që të mos iu drejtohet drejtpërsëdrejti Klinikës Infektive, por fillimisht të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare. I lus që të lajmërohen fillimisht në numrin e urgjencave 194. Ky është numri i urgjencave ku qytetarët mund të këshillohen se a duhet të drejtohen në QMF apo QKUK”, tha ai për Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për masat preventive që i ka ndërmarrë komuna e Prishtinës. “Masat preventive që i ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës – ju e dini se nga e hëna është marrë vendimi për t’u mbyllur katër qendrat për të moshuarit – qëllimi i mbylljes ka qenë se kjo është grupmosha më e rrezikuar”.

“Pardje është marrë vendimit tjetër në nivel të komunës ku në përputhje me vendimin e Qeverisë janë mbyllur të gjitha shkollat në Komunën e Prishtinës. Po ashtu është marrë vendimi që të gjitha tubimet dhe aktivitetet kulturore si dhe lejet e lëshuara deri tani të pezullohen”.

Ai tha se të gjithë punëtorët e Komunës, posaçërisht ata që janë në kontakt me qytetarët janë të pajisur me maska, dorëza dhe dezinfektues ku që nga dje janë duke i përdorur.

“Hapësirat e objekteve të Komunës së Prishtinës dezinfektohen gjatë vikendit për shkak se gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë shërbime për qytetarët”.

Nushi ka theksuar se të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjarë janë të përgatitura për çfarëdolloj intervenimi që mund të ketë nevojë.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...