Manchester Unitedi është detyruar ta anulojë ndeshjen miqësore me Stoke City në minutën e fundit, pasi klubi nga Championship kishte një rast me koronavirus në skuadër.
Dy klubet u takuan në qendrën stërvitore të Unitedit, Carrington, por ndeshja u anulua menjëherë pa filluar kur një lojtar i Stoke doli pozitiv me koronavirus, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, transmeton Gazeta Express.
Unitedi këmbëngul se asnjëri prej lojtarëve të vet kishte kontakt me të.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është duke u përgatitur për rikthimin e Premierligës më 17u qershor.
Ndeshja e parë pas pushimit gati tremujor për Unitedin do të jetë kundër Tottenhamit pas 10 ditëve.
Në rundin më të fundit të testimit për koronavirus në Premierligë nuk ka pasur asnjë rast pozitiv. /Gazeta Express/


