Anulimi i votave të diasporës për Dragashin, LDK-ja ankohet në Supreme

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar në Gjykatën Supreme, lidhur me anulimin e votave të diasporës në Komunë e  Dragashit, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi e ka konsideruar skandaloz vendimin e PZAP-së për anulimin e votave të diasporës në Dragash.

“Rezultatet e publikuar a nga ky institucion nuk figurojnë edhe votat e numëruara të Dragashit. Andaj sot LDK-ja, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën për vendimin skandaloz të PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar që të ndryshojnë vullnetin qytetarë të Dragashit”, ka thënë Halimi.

Halimi tha se kanë ofruar mbi 200 dëshmi në Suopreme kundër këtij vendimi të PZAP-zë.

“LDK-ja ka dorëzuar sot në Supreme mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë, të votave të tyre në raundin e dytë”, tha më tutje ajo. /Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...