Antonio Conte pas triumfit në derbi: Interi im ka ide, e merituam fitoren

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Antonio Conte thotë se është shumë i kënaqur që Interi i tij ka ide për të luajtur futboll kur e ka dhe kur s’e ka topin në posedim, si dhe pret shumë më shumë nga dyshja sulmuese Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Interi e dominoi derbin della Madonnina, duke e mundur Milanin 2:0, në një ndeshje gjatë të cilës e goditi shtyllën tri herë dhe e detyroi Gianluigi Donnarumman t’i bëjë disa pritje të forta, transmeton Gazeta Express.

Goditja e devijuar e Marcelo Brozovic dhe goli i bukur me kokë i Romelu Lukakut ia mjaftuan zikaltërve të Contes ta fitojnë derbin, megjithatë.

“Ishte fitore e merituar. Jam i lumtur për tifozë sepse derbi është gjithmonë derbi”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ne kemi punuar fort në këta dy muajt e fundit. Pashmangshëm, kemi pasur momente të vështira, sepse disa lojtarë kanë ardhur me vonesë e disa të tjerë janë larguar me vonesë, por ne kemi ide për të luajtur futboll kur e kemi topin në posedim dhe kur nuk e kemi. Ia kemi idenë si ekip”, shtoi ai.

“Lukaku mund të japë më shumë, natyrisht. Edhe atij ia kam thënë këtë. Ai është 26 vjeç dhe e kemi blerë falë potencialit që ka. Lautaro Martinez është vetëm 22 vjeç, prandaj ne duhet t’i përmirësojmë më shumë këta lojtar me punë të përditshme. Kjo është puna ime si trajner dhe ata janë ta gatshëm të punojnë me mua për t’u përmirësuar”, theksoi Conte.

Inter është lider i Serie A me pikë maksimale nga katër ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...