Antonio Conte ka një synim

PUBLIKUAR

Antonio Conte ka një synim, ta rikthejë Alexis Sanchezin e vjetër.

Sanchez ka ndryshuar shumë viteve të fundit, nga një super lojtar te Barcelona e Arsenali, u shndërrua në një lojtar rezervë te Manchester Unitedi, duke mos arritur ta shfaqë më të mirën.

Conte, trajneri i Interit, synon që ta rikthejë Sanchezin e vjetër.

“Ai është lojtar i mirë, e ka treguar në të kaluarën se është. Ka fituar trofe, ka luajtur për Manchester United, Barcelona…”, u shpreh Conte.

“Ai është i shpejtë, i fortë dhe i lëvizshëm. Duhet ta ndihmojmë që të gjejë atë besimin që i ka humbur në Angli në vitet e fundit për arsye të ndryshme”.

“Duhet ta ndihmojmë të kthehet Alexisi që ne e njohim. Në të kaluarën kam parë shumë te ai dhe edhe tani besoj se është gati”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...