Antonio Conte e konfirmon interesimin për Arturo Vidalin

PUBLIKUAR

Antonio Conte ka thënë se do të donte të punonte sërish me Arturo Vidalin në Chelsea, por ka refuzuar të komentojë rreth spekulimeve se klubi nga Premierliga do të bëjë ofertë për transferimin e tij në janar.

Vidal dhe Conte i kanë fituar tre tituj radhazi në Serie A gjatë kohës së tyre në Juventus, ndërsa tani mediat kiliane raportojnë se 30-vjeçari mund të ribashkohet me Conten në Chelsea në vitin  2018, transmeton Express.

Vidal i ka edhe 18 muaj në kontratë me Bayern Munichun dhe tani ka fituar vendin e titullarit në skuadër pas ardhjes së Jupp Hyenckes, duke shënuar pesë gola në 14 paraqitje këtë sezon në Bundesligë.

“Arturo është lojtar fantastik. Kam respekt të madh për Arturon, kemi kaluar shumë vite së bashku në Juventus. Gjithmonë do ta doja me vete”, ka thënë Conte. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...