Anton Quni kujton momentet e fundit me Agim Ramdanin: Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, ishte i lamtumirës

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka përkujtuar heroin, Agim Ramadanin, në 25-vjetoin e rënies së tij.

Quni kujton momentet e fundit që kishte me Agim Ramadanin, në mëngjesin e 11 prillit, njofton Klankosova.tv.

Ai thotë se atë mëngjes shtrënguan duart dhe u uruan e premtuan se do të takohen pas fitores së radhës. Quni më tutje thotë se ky shtrëngim i duarve ishte i lamtumirës.

“Në mëngjesin e ftoftë të 11 prillit, një çerek shekulli më parë, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në oborrin e kazermës së Koshares, bëheshin përgatitjet e fundit për vazhdimin e operacionit. Karaulla tani më ishte në duart tona, në shtizë valëvitej flamuri ynë kombëtar. Të gjithë i gëzoheshim fitores. Me Agimin edhe një herë kaluam nëpër planet e operacionit. Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, urimi e premtimi se do të takohemi pas fitores së radhës. U ndamë duke vazhduar në krye të njësive”, ka shkruar Quni në Facebook.

“Më vonë do të kuptoj se shtrëngimi i duarve ishte lamtumirës.  Edhe pas 25 vjetëve janë të freskëta në detaje kujtimet e atij mëngjesit, shija e cigareve, numërimi i municionit, batutat, urimet, lajmet e mëngjesit dhe mbi të gjitha, shtrëngimi lamtumirës i duarve.  Agim, të qoftë lavdi e përjetshme!”.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...