Anton Berisha e ka një mesazh për Shkurten, Shyhreten, Mahmutin,…!

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Anton Berisha, pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës – suspendimit dhe arrestimit të deputetëve të opozitës, u ka shtruar disa pyetje edhe për këngëtarët e folklorit.

Sipas tij, këngët që ata i kanë kënduar gjithashtu janë duke u zhvlerësuar me arritjen e marrëveshjeve me Serbinë.

“Kjo që po ndodhë është zhvlerësim edhe i krijimeve tuaja. Ju dini të këndoni, por duhet edhe të flisni?”, ka shkruar ndër tjerash Berisha.

Ja postim i plotë i tij:

SOT, NJË PYETJE PËR: Shkurte FEJZA, Mahmut FERATI, Shyhrete BEHLULI, Nazife Bunjaku, Shqipe Kastrati …. : ÇKA ME BÂ ME KANGÊT TUAJA?!

E kam një pyetje për këngëtarët e folklorit: Ku jeni Ju? Cka u bë me të gjitha këngët e juaja që i thuret për të gjithë heronjtë e deshmorët që e lanë me gjak lirinë e Kosovës.

Ato këngë nuk besoj që i keni kënduar për përfitime por se i keni besuar dhe respektuar flijimin e tyre.

Kjo që po ndodhë është zhvlerësim edhe i krijimeve tuaja. Ju dini të këndoni, por duhet edhe të flisni?

Keni për obligim me na tregu, a ben më dëgju kangën tuaj sot, kur Serbia falë marrëveshjes së Kosovës fillon negociatat me Serbinë, e Kosova për të mbrojtur marrëveshjet që fuqizojnë Serbinë, e i falin Malit të Zi tokë tonën, është mbushur policë anëkënd, dhunë, burgosje, tym, krizë totale.

Ju keni mbajtur popullin më këngët tuaja, e populli ju ka mbajtur ju më dëgjimin e tyre. Tregoni, cka me ba me ato kangë?!(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...