Ankohet ylli i Manchester City: Fusha e vogël në Southampton na e pamundësoi fitoren

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, ka thënë se fusha e vogël në stadiumin St Mary’s ka qenë fajtor që kampioni në fuqi të ketë vështirësi në barazimin 1:1 me Southamptonin të shtunën.

Southamptoni i sulmuesit shqiptar Armando Broja ia ndërpreu skuadrës së Pep Guardiolës një seri prej 12 fitoreve radhazi në Premierligë, duke e detyruar të lëshojë pikë për herë të parë që prej tetorit, raporton Gazeta Express.

Laporte u sigurua që City të dilte të paktën me diçka nga kjo ndeshje, duke e shënuar golin e barazimit në pjesën e dytë, pasi Kyle Walker-Peters i kishte kaluar vendasit në epërsi herët në takim.

“Mendoj se ne luajtëm shumë mirë sot, mbase merituam më shumë por nëse nuk e shënojmë më shumë se një gol është e vështirë”, tha Laporte pas ndeshjes.

“Fusha është e vogël, prandaj për neve është pak më shumë e vështirë”, shtoi ai.

City është lider i Premierligës me një epërsi prej 12 pikëve ndaj sfiduesit më të afërt, Liverpoolit, i cili i ka zhvilluar dy ndeshje më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...