Ankohet Mourinho: Si prisni nga Sanchez të jetë i lumtur me këta lojtarët që i ka përreth?

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e ka mbrojtur Alexis Sanchezin i cili ishte i krejtësisht i pavërejtur në humbjen e thellë të Manchester Unitedit ndaj Liverpoolit të shtunën.

Unitedi u mposht 4-1 nga rivali i vet Liverpooli në International Champions Cup, që nënkupton se “Djajtë e kuq” janë ende pa fitore brenda 90 minutave në turin e tyre parasezonal në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Alexis ishte njëri prej pak lojtarëve seniorë që luajti për Unitedin në këtë ndeshje, pasi një numër i madh i yjeve ende mungojnë për shkak të pushimeve të vonshme pas Kupës së Botës.

Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford ende nuk i janë bashkuar skuadrës, dhe me Anthony Martialin që u largua nga kampi i Unitedit për të qenë prezent në lindjen e fëmijës së tij, Alexis ishte sulmues i vetëm seniorë në ekip.

“A doni që ai te jetë i lumtur me lojtarët që i ka përreth? Nuk po luajmë këtu për ta përmirësuar ekipin apo dinamiken tonë. Jemi këtu vetëm për të tentuar të mbijetojmë dhe të mos kemi rezultate shumë të shëmtuara”, tha Jose Mourinho. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...