Ankohet Demi Rose: Dua trupin tim të vjetër!

PUBLIKUAR

“Misioni im është të kthej këtë trup që kisha dikur”, ka shkruar bukuroshja nën fotografi, transmeton “Zëri.info”.

Manekinia dhe ylli i rrjeteve sociale, Demi Rose, asnjëherë nuk turpërohet të tregojë trupin e saj të zhveshur, mirëpo tani duket se ajo është tërësisht e kënaqur me figurën e saj trupore.

Zeshkania atraktive ka publikuar një foto të saj të para disa muajve, ndërsa në plan të parë janë gjinjtë e saj të bujshëm dhe stomaku.

“Misioni im është të kthej këtë trup që kisha dikur”, ka shkruar bukuroshja nën fotografi. Manekinia është duke iu përmbajtur një regjimit të ashpër të të ushqyerit, në mënyrë që ta mbajë në formë trupin e saj seksi. Ajo kohë më parë kishte deklaruar për medie se arrat dhe gjalpi i kikirikut janë gjërat më kalorike që han ajo.

“Po mundohem të bëj jetë të shëndetshme sa më shumë që të jetë e mundur. Për shkak të udhëtimeve të shumta, e kam shumë të vështirë të ushtroj. Udhëtoj nëpër tërë botën, por mundohem të mbaj ndonjë mënyrë të të jetuarit. Të gjithë më thonë se jam personi më i shëndetshëm që njohin”, ka deklaruar Demi, e cila është ankuar se shumë shpejt i shton kilogramët e tepërt.

“Për mua nuk ekziston torta e datëlindjes”, thotë Demi. Manekinia deri javë më parë ka qenë në romancë me DJ Chris Martinez, javën e kaluar ajo ka bërë të ditur se ata janë ndarë, por ka shtuar se vazhdojnë të mbesin miq dhe ta mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre.

“Demi është beqare dhe është shumë e lumtur që mund të fokusohet në karrierën e saj në Amerikë”, ka deklaruar një shoqe e saj./ZËRI

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...