Ankesa e PDK-së në Dragash, PZAP urdhëron KQZ-në të mos i përfshijë në rezultat votat me postë

PUBLIKUAR

Paneli Zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, lidhur me votat përmes postës, shkruan Gazeta Express.

PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në, që të mos i përfshijë votat me postë në Dragash me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura me 14 nëntor të këtij viti.

Sipas ankesës së Shabanit, ai pretendon se pjesa më e madhe e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë të organizuara nga më së shumti tre persona, të shkruara me dorën e njëjtë. Poashtu ai pretendon se të njëjtat janë dërguar me postë nga një person, brenda disa minutash.

Sipas rezultateve të votave me postë, Bexhet Xheladini nga LDK ka marrë 359 vota, ndërsa Shaban Shabani nga PDK 77 vota. /Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...