Anila Reçica Llugiqi, Merita Bytyqi dhe Elmaze Maqedonci Behluli Drejtoreshat e reja të Kabinetit Kryetarit Ahmeti

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur tri drejtorershat e reja të cilat do të ju bashkohen kabinetit të tij qeverisës në përputhje me kërkesën ligjore për barazi gjinore.
Anila Reçica-Llugiqi – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport,
Merita Bytyqi – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale si dhe
Elmaze Behluli – Drejtoreshë e Arsimit, njofton Komuna.
Ndërsa, Drejtori Rasim Hasani i cili për disa vite ka udhëhequr Drejtoratin e Arsimit nga sot do të udhëheq me Drejtorarin e Shërbimeve Publike, kurse Bekim Shabani drejtor i deritanishëm për Kulturë Rini dhe Sport është emëruar drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim.
Kryetari Imri Ahmeti ka uruar drejtoreshat e reja me besimin se ato do të angazhohen dhe do të arrijnë rezultate positive për jeten e qytetarëve, në të njejtën kohë kreu lipjanas ka paralajmëruar se do të ketë edhe ndryshime tjera në kabinetin e tij qeverisës.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...