Anija shqiptare dyshohet se është marrë peng nga një shtetas egjiptian

PUBLIKUAR

Mëngjesin e sotëm është dhënë alarmi për humbjen e kontakteve me dy anije që kanë dalë për gjueti në det pasditen e 18 qershorit.

Humbja e komunikimit me ekuipazhet e tyre ka alarmuar familjarët të cilët kanë kërkuar nga Dispeçeria e Peshkimit në Durrës të kërkojë ndërmarrjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det të hapur, raporton Top Channel.

Mjetet e humbën kontaktin me tokën një ditë më parë, ndërsa sot u lokalizua në grykëderdhje të Bunës barka “Qamili” me 5 anëtarë ekuipazhi në bord, e cila po peshkonte qetësisht në këtë zonë që ka probleme me ndërlidhjen.

Ndërkohë për kërkimin e anijes “Çelepia 2” me 3 marinarë në bord, dy durrsakë dhe një egjiptian, është angazhuar edhe Roja Bregdetare.

Disa orë pas dhënies së alarmit për humbjen e kontakteve Prokuroria e Durrësit dyshon se anija “Çelepia 2” mund të jetë marrë peng nga shtetasi egjiptian që ndodhet në bord, Muhamed Selam. Ndërsa dy shtetasit shqiptarë që ishin në anije janë Dhimitër Malja dhe Luan Mema.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...