Anija e rrëmbyer shqiptare ndodhet në Egjipt, kërkohen 70 mijë euro

PUBLIKUAR

49 vite pas shfaqjes së filmit “Duel i Heshtur”, ku aktori Ndrek Luca, në rolin e Kapterr Ramiut, rrëmben një anije dhe tenton arratisje me të drejt Italisë, ndodh që ky skenar filmi të vihet në jetë.

Peshkarexha “Çelepia 2” në bordin e së cilës ndodhen motorist Luan Mema, Kapiten Dhimitër Malja dhe marinari egjiptian Muhamet Salam, ka humbur kontaktet me kapitenerin vetëm pak orë pasi kishin lënë kalatën e Portit të Durrësit për të dal për peshkim, transmeton tch.

Ka qenë vetë pronari i peshkarexhës, Murat Celepia, ai i cili ka njoftuar kapitanerinë dhe policinë se kishte humbur çdo kontakt me ekuipazhin. Menjëherë në lëvizje janë vënë Policia Kufitare dhe Forca Detare e Forcave te Armatosura, te cilat pasi kane patrulluar vijën bregdetare nga Kepi i Palit në Kepin e Rodonit, nuk kane gjetur asnjë shenje te peshkarexhës.

Rreth mesditës, burime nga Policia bënë të ditur se ka dyshime se anija ndodhet pranë Aleksandrisë në Egjipt dhe është rrëmbyer nga marinari egjiptian Muhamet Salam, për shkak të mospagesave të rrogës nga ana e pronarit të anijes.

Sipas policisë, ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

Por ky i fundit, ne deklarimet e dhëna në polici i ka hedhur poshtë këto pretendime. Tashmë pritet për të mësuar mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, pjesë të ekuipazhit, ndërsa pala shqiptare ka nisur kontaktet me homologët egjiptian.

Gjithashtu u njoftua dhe për zhdukjen e një tjetër peshkarexhe, e cila po ashtu kishte dal nga Porti i Durrësit, por që pas kontrolleve dhe kontakteve, është arritur të gjendet në afërsi të grykëderdhjes së Bunës, në një zonë të pambuluar me valë.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...