Anglia me shumë ndryshime ndaj Francës

PUBLIKUAR

Kombëtarja angleze këtë të martë do të zhvillojë një miqësore luksi me Kombëtaren e Francës

Trajneri Gareth Southgate pritet të bëjë disa ndryshime, duke nisur nga portieri, ku dy protagonistë të ndryshëm për secilën pjesë loje, në fillim me aktivizimin e Tom Heaton dhe më pas me mbrojtësin ekstrem të Stoke, Jack Butland.

Tekniku i skuadrës ishullore shmangu aludimet se në këtë mënyrë ndëshkoi portierin titullar Hart për golat në barazimin 2-2 me Skocinë.

“Tom ka pasur një sezon fantastik dhe ne duhet të përfshijmë të gjithë lojtarët, duhet ti japim atyre mundësi të tregojnë veten me kombëtaren përmes minutave. Franca shquhet për talente në ekipet e moshave dhe profilin atletik. Na shkakton më shumë probleme se çdo rival tjetër”, tha trajneri Southgate.

Harry Kane do të mbajë sërish shiritin e kapitenit të Anglisë ndaj seleksionit francez ku pritet të luajë dhe talenti i Monako, Kylian Mbappe. Lojtarët në dy ekipet do mbajnë shirit të zi në krah dhe një minutë heshtje në nder të viktimave nga sulmet terroriste së fundmi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...