Anglia e mposht thellë Shqipërinë dhe ia humb gjasat për kualifikim

PUBLIKUAR

Shqipëria nuk ka më gjasa për kualifikim tutje për Kampionatin Botëror. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat të thellë 5:0 nga Anglia në “Wembley”.

Harry Maguire e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e nëntë të ndeshjes, për ta vazhduar Kane nëntë minuta më pas, shkruan Gazeta Express.

Henderson e trefishoi epërsinë në minutën e 28-të, pas asistimit nga Harry Kane.

Ndërkaq, vet Kane e shënoi golin e katërt dhe të dytin personal.

Pak sekonda para fundit të pjesës së parë, Harry Kane kompletoi hat-trikun me një super gol.

Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, ndërsa Anglia iu gëzua fitores.

Kështu, “Tre Luanët” me këtë fitore shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, tri më pak se Polonia në pozitën e dytë.

Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë, një më shumë se Hungaria dhe tani nuk ka më gjasa për kualifikim tutje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...