Angela Martini është përfolur shpesh se ka miqësi të mirë me njerëzit e pasur.
Madje, ajo këtë e ka bërë të ditur përmes fotografive dhe videove që publikon në llogaritë e rrjeteve sociale.
Së fundi, Angela ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shihet përkrah një sheiku të Dubait dhe një mikeshe të saj, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet arsyeja e vizitës së saj në këtë vend turistik arab, por duket se modelja është në humor të mirë
Kujtojmë se Angela kohë më parë ka qenë në lidhje edhe me reperin 68 vjeçar amerikan, Russell Simons. /Telegrafi/


