Modelja shqiptare është bërë nënë për herë të parë.
Angela Martini tregoi përmes rrjeteve sociale se ka marrë epitetin nënë me ndihmën e gruas surrogate, shkruan lajmi.net.
Ajo zbuloi edhe emrin e foshnjës të cilin kanë vendosur ta quajnë Kyre, gjithashtu zbuloi se ai ka lindur dje.
“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas.
Ne ishim me fat që kishim fëmijën tonë me ndihmën e një zëvendësuesi të jashtëzakonshëm mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi! Mirë se erdhe në këtë botë, Kyree!💙💙”, ka shkruar Martini.
Kujtojmë se, ajo është e martuar me biznismenin rumun, Dragos Savulescu./Lajmi.net/


