Angela Martini 30 000 euro për viktimat e tërmetit në Shqipëri

PUBLIKUAR

Pas lajmërimit të disa artistëve në Kosovë por edhe paralajmërimit të Ermal Fejzullahut se do të jap 100 000 euro për viktimat në Shqipëri, modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Martini ka qenë e famshmja e parë nga Shqipëria që ka ndarë një shumë të lartë për këto viktima

Modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Maritni ka dhënë një donacion sonte për viktimat e tërmetit 6.4 ballësh të Rihterit në Shqipëri.

Modelja e njohur, ia ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka bërë në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏 Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, ka shkruar Angela.

Angela ka treguar se edhe pse e ka postuar faturën e ndihmës së saj, për të cilën gjë ka thënë se e bën për shkak se duhet ta bëjnë edhe të tjerët.

“Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”.

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...