Anëtarja e Bordit të peticionit për gratë e dhunuara Eliza Hoxha, ka vizitur Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

peticioni
Anëtarja e Bordit të peticionit për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, Eliza Hoxha, ka vizituar sot Komunën e Lipjanit.
Në këtë rast, ajo ka thënë se qëllimi i nënshkrimit të këtij peticioni është që autorët e gjenocidit të vihen para drejtësisë.

“ Nëpërmjet këtij peticioni kërkojmë nga OKB-ja krijimin e një ministrie e cila do të merret për ndriçimin e gjithë atyre femrave që kanë përjetuar këtë tragjedi”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se peticioni qysh nga dita e hënë ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

“ Peticioni ka vazhduar në gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, nënshkrimi nga ana e qytetarëve të Kosovës në rend të parë është mbështetje për gratë që kanë përjetuar këtë tragjedi”, është shprehur Hoxha.

Ndërsa Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, ka thënë se ndjeshmëria njerëzore nuk ka munguar asnjëherë ndaj këtij cenimi të rëndë njerëzor.

Ai gjithashtu ka përshëndetur iniciativën e tillë, duke thënë se, Komuna e Lipjanit, ka ofruar gjithë ndihmën e mundshme për t’i bashkuar këtij aktiviteti.fllesh.info/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...