Anëtari i VV-së në KQZ i kundërpërgjigjet atij të Listës Serbe: Në Graqanicë s’mund të votohet me dokumente të Serbisë

PUBLIKUAR

 

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi ka thënë se në votimet e sotme për kryetar të Komunës së Graçanicës nuk mund të votohet pa dokumente të Kosovës. Ky reagim i Rrustemit ka ardhur pas deklaratav e të zyrtarëve të Listës Serbe se mund të votohet edhe me dokumente të Serbisë.

Lexojeni të plotë deklaratën e tij.

Në Graqanicë nuk mund të votohet me dokumente të Serbisë!

Në vazhdën e sjelljeve të zyrtarëve të Listës Serbe ku Kosovën e konsiderojnë Zemrën e Serbisë, anëtari i KQZ-së nga kjo organizatë fashiste paska deklaruar se në Graqanicë do të votohet me dokumente të Serbisë. Sado që Graqanica si komunë u ravijëzu artificialisht për të akomoduar serbët si shumicë, ajo është njëra nga komunat e Republikës së Kosovës dhe zgjedhjet duhet të organizohen në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e regjistruar të Republikës së Kosovës dhe regjistrimi është i ndërlidhur direkt me pajisjen me dokumente të Kosovës. Ndërsa të dhënat personale të votuesve, siç është numri personal dhe që shfaqen në listën e votuesve në ditën e zgjedhjeve i përmbajnë vetëm dokumentet e identifikimit të Republikës së Kosovës. Asnjë votues që nuk posedon dokumente të Kosovës apo së paku i regjistruar në regjistër civil në kohën e UNMIK-ut nuk është i përfshirë në listën e votuesve, rrjedhimisht të gjithë këta votues të regjistruar veçse posedojnë dokumente të Kosovës, por refuzojnë t’i përdorin ato për të votuar. Përderisa ligji mbi zgjedhjet dhe sidomos ligji mbi shtetësinë e Kosovës përcaktojnë qartë dokumentet që  dëshmojnë shtetësinë, votimi eventual me dokumente të Serbisë përveçse është i paligjshëm dhe manipulues është edhe i qëllimshëm për të mohuar shtetin e Kosovës dhe për të vërtetuar e deklaratën së Zëvendësit të Isa Mustafës, Branimir Stojanovic dhënë në Graqanicë se Kosova është territor i Serbisë!

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...