Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, i kushtueshëm për Kosovën (Video)

PUBLIKUAR

Interpoli dhe Këshilli i Evropës po shihen si organizata “atraktive” nga institucionet e vendit për anëtarësim gjatë vitit 2016. Me anëtarësim në këto organizata, Qeveria po synon që të fuqizojë shtetin e Kosovës ndërkombëtarisht. Por, ky proces po bëhet në koordinim të plotë me mbështetësit e Kosovës, ka thënë Ardian Arifaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

“Faktikisht, Kosova është gati për të aplikuar dhe vetëm presim ta sigurojmë mbështetjen e mjaftueshme që të na përkrahin edhe kur të aplikojmë edhe kur të votohet”, tha ai.

Ai pranon se kanë resurse të kufizuara dhe se ky proces është i shtrenjtë. Për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtar ai i lë fajin edhe Serbisë e edhe Rusisë.

Por, ndryshe vlerëson Donika Emini nga Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë. Ajo ka thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtar ka ardhur si pasojë e mos koordinimit të institucioneve.

Të njëjtin mendim me Arifajn, ajo e ndan sa i përket resurseve njerëzore dhe buxhetit.

“Ka organizata që janë të kushtueshme: e para për stafin që do të merret me ato punë e më pas edhe pse kërkojnë kontribut në të holla”, tha ajo.

Anëtarësimin e vendit në organizata rajonale e sheh të parëndësishëm Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. /Tribuna Channel/

 

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e...

Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

  Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit,...

Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare...