Andy Ruiz Jr s’kishte qenë aspak favorit para meçit me atëherë kampionin e botës në kategorinë e peshave të rënda me Anthony Joshuan. Por, edhe nëse do të pësonte disfatë, meksikanit i takonin të paktën 5.36 milionë funte.
Mirëpo, fitorja kundër Anthony Joshuas në rundin e shtatë të meçit të zhvilluar më 1 qershor jo vetëm që ia titujt IBF, ËBA, dhe ËBO në kategorinë e peshave të rënda në boks, por ai u shpërblye edhe në aspektin financiar, transmeton Gazeta Express.
Ruiz do të fitojë edhe më shumë para në rimeçin e tij me Joshuan, i cili do të zhvillohet afër fundit të këtij viti.
Ai veçse e ka shpenzuar një pjesë të parave që i kishte fituar në meçin tronditës në Madison Square Garden. Kampioni botëror e postoi në internet një video të shtëpisë së tij të re, që e bleu me paratë e fituara kundër Joshuas.

Andy Ruiz Jr giving a guided tour of his new mansion bought in the aftermath of his victory over Anthony Joshua.
Kjo vilë besohet se është në Kaliforni, ku Ruiz Jr ka jetuar për pjesën më të madhe të jetës së tij. Në të përfshihet edhe një shtëpi e vogël e ndërtuar në një pemë dhe një pishinë për t’u argëtuar.
Një shatërvan është i vendosur në mes të një oborri të madh dhe përderisa mobiliet brenda shtëpisë duken të vjetra, meksikani thekson se ato do të ndërrohen së shpejti. /Gazeta Express/



