Andi Lila kërkon ndihmë mjekësore në Beograd

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...
Andi Lila është i pafat. Në dy ndeshjet që ka luajtur me kombëtaren së fundi, kur e ka nisur si titullar, është dëmtuar.

Kjo i ndodhi në “Elbasan Arena”, më 8 tetor, ndaj Serbisë, kur Gianni De Biasi e aktivizoi në një rol të çuditshëm, thuajse në majë të krahut të djathtë të mesfushës, si të ishte sulmues.

Në këtë “dërrasë të kalbur” shkeli kavajasi i PAS Janinës edhe gjatë miqësores së 16 nëntorit, Shqipëri-Gjeorgji 2-2. Andi Lila u lëndua dhe u detyrua ta braktisë ndeshjen para kohe.

Fillimisht u tha se do të shkonte në Itali, për t’iu nënshtruar një fazë riaftësuese atje, por në fakt Lila ka përfunduar dikur tjetër. Si shumë yje të futbollit botëror, numri 2 i kombëtares shqiptare është “falur” në Beograd, tek e mirënjohura Marjana (Marjana Mijajlovića). Tek ajo po e kërkon “dermanin” Andi Lila, që kohët e fundit ka qenë i “persekutuar” nga lëndimet, transmeton Telesport.

Nuk dihet se çfarë efekti do të ketë kura e saj, por mbrojtësi kavajas po bën gjithçka është e mundur për t’u riaftësuar në kohë, për t’u aktivizuar në klubin e tij, sepse në lojë janë finalet e “Euro 2016”.

Shkuarja në Francë kërkon gjendje optimale sportive, aktivizim të rregullt dhe sigurisht, të gëzosh shëndet të plotë, pa asnjë lëndim. Përmes faqes së vet në Facebook, ku shfaqet së bashku me mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, që u dëmtua shumë shpejt në miqësoren ndaj Shqipërisë, më 13 nëntor, në Prishtinë, Ilir Berisha, kavajasi ka bërë këtë njoftim “Terapi 6 ditë në Beograd, pas lëndimit. Normalisht, mjekët më kanë thënë të qëndroj 2 muaj jashtë. Mirëpo, unë mendoj se jam shumë mirë. Fizioterapistja Marjana më tha se jeni super. Kjo është e mahnitshme, falë Zotit…”

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...