Ancelotti tregon pse e refuzoi Milanin

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka pranuar se Milani i kishte bërë ofertë që ta merrte drejtimin e skuadrës gjatë verës, porse ai vendosi që të mos e pranonte.

“Është e vërtetë se Milani ma ofroi postin këtë verë, por unë preferova që të mos e pranoj në mënyrë që të relaksohesha pak”.

“Tash po mendoj të pauzoj dhe të shkoj në pushime, para se të rifilloj në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Ancelotti për kanalin televiziv francez,Canal+.

Trajneri italian ka folur edhe për Real Madridin duke thënë se Los Blancos kishin bërë plan ta shkarkonin pas vetëm një sezoni, mirëpo nuk e kishin bërë këtë pasi skuadra ishte shumë e suksesshme dhe e fitoi ‘La Deciman’.

“E vërteta është se me gjasë ata kanë dashur të më shkarkojnë pas një sezoni dhe do ta kishin bërë po të mos e kisha fituar Ligën e Kampionëve. E dija shumë mirë se po të mos fitoja sërish diçka, atëherë do të më zëvendësonin”, ka treguar Ancelotti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...